Borxhi për KESH-in, firmoset marrëveshja me BERZH

01/07/2016 00:00

BERZH ka dhënë kredinë më të madhe prej 218 mln eurosh për sektorin energjetik shqiptar.

Marrëveshja e borxhit u nënshkrua këtë të premte nga drejtori i KESH-it, Agron Hetoja, dhe përfaqësuesi i BERZH-it, Francesco Corbo, në praninë e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare.

Shuma do të shkojë për shlyerjen e borxheve me garanci qeveritare, që KESH u ka bankave të nivelit të dytë, të akumuluara sipas ministrit Damian Gjiknuri si pasojë e keqmenaxhimit të Entit ndër vite.

Ky ristrukturim synon që për një periudhë 15-vjeçare të paguhen principali dhe interesat e borxhit, duke çliruar në të njëjtën kohë fondet e ngrira nga buxheti i shtetit si garanci qeveritare.

Top Channel