Erdogani, “shofer” i Ramës. Së bashku në përurimin e urës së re në Bosfor

01/07/2016 00:00

Në Turqi u përurua ura “Osmangazi”, që shkurton distancën mes Stambollit dhe Izmirit. Në ceremoni ishin të pranishëm zyrtarët e lartë të shtetit turk, Presidentit Erdogan dhe kryeministrit Yildirim, por edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, që ishte i vetmi zyrtar i huaj.

Kreu i qeverisë shqiptare mbërriti në Turqi në një vizitë zyrtare, në ditën kur Aeroporti “Ataturk” në Stamboll u sulmua nga terroristët. Por ndërkohë, të premten bënë xhiron e botës pamjet e makinës së blinduar të Erdoganit, të cilën presidenti turk e ngiste vet mbi urën e re, ndërsa pasagjer i tij ishte kryeministri shqiptar.

Investimi për urën “Osmangazi” u bë në kuadër të projektit që Turqia ka për zhvillimin e infrastrukturës brenda vitit 2023 dhe synon të bashkojë brigjet e zonës dhe të lidhë qytetet e të dy kaheve gjeografike.

Top Channel