Fier, 17-vjeçarja e zhdukur kthehet në shtëpi

01/07/2016 00:00

17-vjeçarja që u zhduk disa ditë më parë në fshatin Marinzë të Fierit është kthyer në shtëpi. Të enjten, vajza në shoqërinë e të dashurit të saj, 21 vjeç nga Berati, u paraqitën në Drejtorinë e Policisë në Fier, e cila kishte nisur edhe hetimin.

Vajza deklaroi se kishte ikur me dëshirë me të dashurin e saj dhe për policinë kjo nuk përbën vepër penale. Ishte nëna e djalit ajo që u kthye nga Greqia me urgjencë dhe i mori dy të rinjtë e i dorëzoi në polici.

Më pas vajza shkoi në shtëpinë e prindërve për t’i qetësuar ata. Këta të fundit u shprehën të lumtur për kthimin e saj. Ndërkohë, dy të rinjtë kanë bërë me dije se kanë vendosur të martohen së bashku.

Top Channel