Uimbëlldon, eliminohet Muguruza

01/07/2016 00:00

Turneu i Uimbëlldonit ka dhuruar surprizën e pare. Në raundin e dytë është eliminuar spanjollja Garbine Muguruza. Fituesja e Roland Garrosit u mund në raundin e dytë nga sllovakja Cepelova, e cila e mbylli sfidën 2-0 (6-3 dhe 6-2).

Për meshkuj, tenistët më të mirë vijojnë rrugëtimin e tyre. Britaniku Andy Murray u kualifikua në raundin e tretë pasi mundi me lehtësi tenistin nga Tajvani, Lu. Numrit 2 të botës iu deshën vetëm 1 orë e 40 minuta për këtë sukses në 3 sete (6-3, 6-2 dhe 6-1).

U kualifikua për në raundin e tretë edhe japonezi Kei Nishikori, i cili fitoi duelin me francezin Bennetau, duke e mbylllur sfidën me rezultatin 3-1. Benneteau fitoi setin e parë 6-4, më pas Nishikori dominoi në lojë, duke bërë të tijët 3 setet e tjerë me rezultatin 6-4, 6-4 dhe 6-2.

Top Channel