LSI: Grabitja në Rinas, ngjarje e rëndë. Të gjenden përgjegjësit

01/07/2016 00:00

Në emër të LSI, Luan Rama e ka cilësuar vjedhjen në pistën e aeroportit të Rinasit një “papërgjegjshmëri për sigurinë kombëtare”.

“Ministria e Brendshme deklaroi masa shtesë të sigurisë, ndërsa banditët vjedhin një ditë më pas në pistën e Rinasit”, ka deklaruar Rama.

Ai ka theksuar se, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit, Forcat e Armatosura, SHISH dhe Prokuroria duhet të bashkëpunojnë për zbardhjen e ngjarjes.

“Kryeministri të marrë masa për të gjitha institucionet përgjegjëse. Të mblidhet komisioni parlamentar i sigurisë kombëtare. Presidenti të mbledhë menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ngjarja është shumë e rëndë dhe duhet të nxirren përgjegjësitë”, ka shtuar Rama.

Top Channel