Veliaj: Zgjidhëm problemin e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë

01/07/2016 00:00

30 mijë banorë në zonën e Yzberishtit, Unazës së Re dhe fushës “Misto Mame” nuk do të vuajnë më mungesën e ujit të pijshëm. Një depo e re me kapacitet 4 mijë metër kub ujë do të bëjë furnizim me ujë rregullisht në këtë zonë problematike prej vitesh.

“Falë këtij investimi zgjidhim çështjen e ujit të pijshëm për 30 mijë banorë. Do të thotë se në këtë zonë do ulet numri i boteve të ujit, por gjithashtu nga Yzberishti deri në “Misto Mame” do të kemi gjithmonë e më pak probleme për çështjen e ujit të pijshëm”. Ky ka qenë viti më i mbarë për UKT-në, ku pagesa e faturave ka shkuar në mbi 90%. Për herë të parë Tirana renditet mes qyteteve taksapaguese të mira siç janë Korça, Përmeti, të cilat e kanë traditë që qenit në rregull me pagesat”, tha Veliaj.

Kryetari i bashkisë premtoi se do të ketë investime të tjera në këtë zonë që kanë të bëjnë me infrastrukturën rrugore dhe transportin.

“Do të vijojmë me investime në këtë zonë dhe sipas planit të ri urbanistik do të shtojmë linjat e autobusëve, që komunikimi me Tiranën të jetë më i zhdërvjellët. Gjithashtu, do të vazhdojmë me projektin tonë të shkollave, kopshteve e çerdheve. Ato që banojnë këtu janë kryesisht familje të reja, e si të tilla kanë fëmijë të vegjël që kanë nevojë për çerdhe, kopshte e gjithë infrastrukturën sociale”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Top Channel