Berat, digjen 1.800 bimë kanabis në Skrapar; në pranga 3 të rinj

01/07/2016 00:00

Agjentë të komisariatit të policisë së Skraparit kanë bërë në orët e fundit arrestimin e tre të rinjve, nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Burime policore lokale bëjnë të ditur se, në pranga kanë rënë shtetasit Erjon Ibraj, Klodjan Xhixho dhe Mariglen Rushanji, të moshave 35, 34 dhe 32 vjeç, të tre banues në Skrapar.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në vendin e quajtur Kurorëza, një zonë e pyllëzuar, janë gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies mbi 1.800 bimë narkotike kanabis sativa.

Materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së rrethit Berat, për procedimin e mëtejshëm të tre të rinjve.

Top Channel