Mediu në SHBA: Reforma, sipas draftit të Venecias

01/07/2016 00:00

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu po zhvillon një vizitë në Uashington, ku ka patur takime me personalitete të politikës amerikane.

Mediu zhvilloi një drekë pune me kongresmenin Robert Aderholt dhe ish-senatorin Mark Pryor, duke i shpjeguar atyre se “opozita është tërësisht e angazhuar dhe e gatshme që të votojë reformën në drejtësi”.

“Një reformë bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe me konsensus politik, i cili është i domosdoshëm”, tha Mediu.

Ndërsa në një takim tjetër me ish-senatorin Jim DeMint, i cili dhe e ftoi në SHBA, Mediu shpjegoi edhe njëherë situatën e rëndë ekonomike dhe politike në Shqipëri, “si pasojë e një qeverisjeje autoritare dhe të korruptuar”.

Top Channel