Pas Gundogan, Man. City transferon edhe Noliton

01/07/2016 00:00

Manchester City tashmë është në duart e Pep Guardiola dhe dëshirat e trajnerit kanë filluar të plotësohen.

Pas transferimit të Ilkay Gundogan nga Dortmund, City ka arritur të nënshkruajë edhe me sulmuesin spanjoll Nolito, i cili prej kohësh ndiqej nga Barcelona.

Lojtari, i cili sezonin e fundit ishte në radhët e Celta-s në Spanjës ka nënshkruaj një kontratë 4-vjeçare me “Citizens”. Klubi anglez ka paguar klauzolën prej 14 milionë paund për ta transferuar lojtarin në “Etihad Stadium”.

“Guardiola është një nga trajnerët më të mirë të planetit deklaroi në prezantim Nolito, emri i vërtetë i të cilit është Manuel Agudo Duran. Në vijim ai shton se trajneri katalanas e njeh mjaft mirë futbollin dhe do ta ndihmojë të rritet edhe më shumë si lojtar. “Unë jam i sigurt se do të jap maksimumin për këtë skuadër”, përfundon deklaratën e tij sulmuesi

Sulmuesi edhe pse është në moshën 29-vjeçare shpërtheu sezonin e fundit në La Liga, duke arritur të shënojë 12 gola, ndërsa më pas mori edhe një biletë për në Francë nga kombëtarja e Spanjës.

Top Channel