Kate Hudson, foto krejtësisht nudo

01/07/2016 00:00

Kate Hudson mban dietë të rreptë dhe stërvitet shumë për të mbajtur trupin në formë. Për këtë arsye ajo nuk ka frikë t’i tregojë hapur botës fizikun e saj. 37-vjeçarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto krejtësisht nudo dhe kjo e ka pasur një arsye.

Aktorja ka publikuar së fundmi një libër me këshilla për të pasur një trup sa më të shëndetshme dhe tashmë me publikimin e kësaj fotoje duken qartë rezultatet e regjimit të ushtrimeve.

37-vjeçarja qëndron pranë një dritareje krejtësisht nudo, duke treguar të pasmet. Kjo nuk është hera e parë që Kate publikon foto nudo, të njëjtën gjë e ka bërë edhe në muajin janar kur publikoi një foto nudo në vaskë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel