Vicente Del Bosque del në pension

01/07/2016 00:00

Vicente Del Bosque ka dhënë dorëheqjen nga posti i trajnerit të kombëtares spanjolle të futbollit, duke shënuar në të njëjtën kohë edhe daljen e tij në pension.

Kontrata e tij përfundon në 31 korrik dhe ai nuk do e rinovojë atë, edhe pse presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) i bëri një ofertë që të vazhdonte në drejtimin e “La Roja” deri në Botërorin e Rusisë.

65-vjeçari nuk e ka zyrtarizuar këtë vendim, por, sipas mediave sportive spanjolle, ai është marrë dhe po pritet vetëm 15 korriku për t’u bërë zyrtar.

Në drejtimin e Vicente Del Bosque, Spanja ka fituar Botërorin e vitit 2010 dhe Europianin e vitit 2012.

Top Channel