Europa League; Kukësi barazon, Teuta ndëshkohet nga Arshavin

30/06/2016 00:00

Kukësi nuk arrin të festojë në “Elbasan Arena” duke barazuar 1-1 me Rudar Pljevlja-n pavarësisht se dolën të parët në avantazh gjatë pjesës së parë.

Një rezultat që nuk është se e ka mbyllur çështjen e kualifikimit, por gjithsesi e bën të vështirë për ekipin e Kukësit kalimit në raundin tjetër pasi sfidën e kthimit do ta luajë në stadiumin e Nikshiqit.

Që kur u hodh shorti, Teuta e kishte të qartë se përballë Kairat Almatit me lojtarë të mëdhenj në përbërje si Arshavin e Timoshuk, misioni për të avancuar në raundit e dytë të Europa League do të ishte shumë i vështirë.

Dhe në fakt në ndeshjen e parë në Niko Dovana, falë diferencave në cilësi skuadra nga Kazakistani fitoi 0-1 dhe kthehet e qetë në shtëpi për ndeshjen e kthimit. Goli i Andrey Arshavin, në pjesën e dytë ka shuar thuasje çdo shpresë të Teutës, për të vijuar më tej.

Top Channel