Qëllon me thikë adoleshenten izraelite në gjumë, vritet nga rojet e sigurisë

30/06/2016 00:00

Një adoleshente izraelite është therur për vdekje në një prej banesave të ndërtuara për hebrenjtë në Bregun Perëndimor të pushtuar nga izraelitët. Hallel Yaffa Ariel, 13 vjeç dhe me nënshtetësi amerikane, u sulmua teksa flinte në dhomën e saj në Kiryat Arba.

Një roje sigurie që iu përgjigj incidentit u plagos, përpara se agresori të qëllohej për vdekje nga të tjerë rojëtarë. Ministri palestinez i Shëndetësisë e identifikoi agresorin si 19-vjeçarin Mohammed Tarayreh, me prejardhje nga fshati fqinj i Bani Naim.

Që prej tetorit të vitit të kaluar, 34 izraelitë kanë mbetur viktima të sulmeve me thika, por edhe atyre me makina të drejtuara mes turmave me shtetas të Izraelit kryesisht në Bregun Perëndimor. Ndërkohë që edhe më shumë se 200 palestinezë, prej të cilëve agresorë shumica sipas Izraelit, janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë. Palestinezët kanë mbetur të vdekur qoftë prej viktimave të tyre, ashtu dhe nga forcat e sigurisë pasi kanë kryer krimet, ndërsa shumë të tjerë janë arrestuar.

Sa i përket ngjarjes së fundit, media izraelitë bën të ditur se vajza adoleshente ishte qëlluar disa herë me thikë në pjesën e sipërme të trupit. Ajo u dërgua në gjendje kritike për jetën në Qendrën Mjekësore “Shaare Zedek” në Jeruzalem, por ndërroi jetë pak pasi kishte mbërritur duke mos u mbijetuar dot plagëve.

Ndërsa roja e sigurisë, rreth të 30-ave, raportohet të ketë marrë disa plagë nga mjeti i mprehtë, por edhe plagë nga arma e zjarrit teksa ishte përleshur me agresorin. Edhe gjëndja e këtij të fundit është e rënduar, teksa merr ndihmën mjekësore në Qendrën Mjekësore “Hadassah” në Ein Karem.

Top Channel