Daily Mail ironizon: Futbollistët anglezë “shkëlqejnë”

30/06/2016 00:00

Lojtarët anglezë nuk arritën dot të jepnin atë shkëlqim që pritej nga ta në fushën e lojës, por orët e tyre janë rrezëllitëse. E si mos të bien në sy kur vlera e tyre arrin deri në 50,000 paund.

Është pikërisht Daily Mail ajo që përmes një shkrimi ironizon lojtarët anglezë të cilët sipas saj nuk dhanë atë që duhej në Francë, por që janë fokusuar më tepër tek shoping.

Anglezët janë kritikuar gjerësisht për mënyrën e eleminimit të tyre nga Euro 2016, prej Islandës në 1/16. Por, edhe pse ata nuk arritën të shkëlqejë në fushë, orët e tyre shkëlqenin pasi i kthyen nga Franca, shkruan Daily Mail.

FOTO GALERI
1/7
Jamie Vardy - Hublot Rose Gold - me vlere 27,380 paund

Top Channel