Problemet në jetimore; Ka akte dhune, por edhe mungesë të stafit të kualifikuar

30/06/2016 00:00

Pas inspektimit te 9 qendrave të përkujdesit rezidencial të fëmijëve nga institucioni i Avokatit të Popullit ka rezultuar se përveç dhunës fizike nga stafi janë vënë re probleme të theksuara në rekrutimin e atyre që shërbejnë si edukatore.

Në “Shtëpi Fëmijësh” shpesh ka mungesë psikologu, punonjësi social, kuzhinier apo sanitar pune të cilat mbulohen nga stafi i shërbimit social.

Varësia e dyfishtë e këtyre qendrave, nga shërbimi social por dhe pushteti vendor ka bërë që askush prej tyre mos mbajë përgjegjësi.

Fëmijët në këto qendra kanë dushe, tualete dhe dhoma akomodimi të përbashkëta nga mosha 6-18 vjeç.

Avokati i Popullit thekson se duhen futur shërbime alternative shtëpi -familje qendra ditore ,të cilat me shumë janë ofruar nga shoqëria civile deri më tani se sa nga shteti.

Sipas tij synimi i institucioneve shtetërore nuk duhet të synojë vetëm mirërritjen dhe mbrojtjen nga keqtrajtimet, por edhe përgatitjen e tyre për të ardhmen, kur u duhet t’i lënë ambientet e këtyre qendrave.

Në bashkëpunim me “UNICEF” dhe “Save the Children” avokati i popullit organizoi auditoriumin me temë: Nga përkujdesi rezidencial për fëmijët  te përkujdesja me bazë familjen.

Top Channel