Ibrahimoviç konfirmon: Këtë sezon jam te United

30/06/2016 00:00

Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Manchester United për sezonin e ardhshëm futbollistik.

Përmes një statusi në rrjetin social “Instagram” ai ka njoftuar fansat e tij se këtë sezon do t’i bashkohet gjigantit anglez që këtë vit do të drejtohet nga Jose Mourinho.

“Koha që bota ta dijë. Destinacioni im i ardhshëm është Manchester United. Po vi”, ka qenë statusi i Ibrahimoviç në “Instagram” shoqëruar edhe me logon zyrtare të ekipit anglez.

Sulmuesi 34-vjeçar suedez, tashmë një lojtar i lirë pasi u largua nga PSG, pritet të firmosë brenda kësaj jave një kontratë 1-vjeçare me United.

Ai do të jetë futbollisti i dytë që i bashkohet United pas ardhjes në fuqi të Jose Mourinho, i cili zëvendësoj Louis van Gaal në maj.

22-vjaçari nga Bregu i Fildishtë, mbrojtësi Eric Bailly ka përmbyllur transfertën me vlerë 30 milionë paund nga Vilareali te Manchester United.

Gjithashtu United ka përmirësuar ofertën për 27-vjeçarin Henrikh Mkhitaryan të cilin shpreson t’ia marrë ekipit gjerman të Dortmund.

Top Channel