Trafiku i qënieve njerëzore, SHBA vlerësojnë bashkëpunimin

30/06/2016 00:00

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka dalë me një deklaratë për mediat lidhur me raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për trafikun e qënieve njerëzore, ku vlerëson bashkëpunimin me shtetin shqiptar.

“Shtetet e Bashkuara vlerësojnë bashkëpunimin e ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, shoqërinë civile dhe veçanërisht koordinatoren kombëtare anti-trafik, Elona Gjebrea, për synimin tonë të përbashkët të luftës kundër fenomenit global të trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në deklaratë.

Raporti vjetor i Departamentit të Shtetit, i cili u publikua sot, vë në pah një numër arritjesh dhe ofron sugjerime konkrete për mënyrën se si Shqipëria, Shtetet e Bashkuara dhe vendet kudo në botë mund të punojnë për t’i dhënë fund “murtajës së trafikimit njerëzor”.

“Këto përfshijnë më shumë financim për OJQ-të, sidomos strehëzat, trajnime shtesë për ligjzbatuesit për të identifikuar dhe hetuar siç duhet rastet e trafikimit, si dhe procese më të mira gjyqësore për viktimat e trafikimit”, vijon deklarata.

Top Channel