Prej 4 ditësh flota e peshkimit në Durrës nuk lejohet të dalë në det. Arsyeja është mungesa e një pajisje lokalizuese apo mosfunksionimi. Peshkatarët protestojnë duke thënë se nuk është faji i tyre, por ata po paguajnë pasojat.

“Nuk mund të bllokohet një numër kaq i madh njerëzish për një pajisje, e cila është detyrim i strukturave të tjera për t’i montuar. Është i treti tender që zhvillohet për montimin e këtyre pajisjeve. Kjo punë është bërë baltë”, shprehet një prej peshkatarëve.

Gjithçka është bërë me tender, ndërsa peshkatarët shpjegojnë edhe arsyet e mosfunksionimit të pajisjes.

“Nga 2014 deri në 2015 na është lejuar që të vazhdojmë punë pasi njësia bazë nuk punonte. Me riparimin e njësisë bazë, kanë dalë probleme tek anijet që i janë montuar aparaturat. Është e pesta apo e gjashta herë që jemi bllokuar”, shprehet një tjetër protestues.

Urdhri për bllokim erdhi pas rrëmbimit të anijes “Celepia 2” nga një marinar egjiptian.

Top Channel