Tiranë, turne tenisi për promovimin e sportit

30/06/2016 00:00

Ne ambientet e Parkut Kombëtar të Sportit në Tiranë u zhvillua “Telekom Tennis Open”, një turne i organizuar nga Tirana Tennis Acadamy dhe me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës.

Në këtë turne që kishte si synim afrimin e mëtejshëm të njerëzve me sportin e tenisit dhe në promovimin e fair play, morën pjesë rreth 64 dashamirës të kësaj disipline sportive.

Në fund të turneut dolën 3 çifte finaliste që diskutuan trofetë për çdo kategori, për meshkuj triumfuesi ishte Rezan Tufa, i cili mposhti Ervin Pirron.

Ndërsa për femra, kampione e turneut u shpall Anila Luma pasi fitoi në finale ndaj Adelina Dhamos. Për sa i përket kategorisë “senior”, Tedi Bemi ishte ai që doli i fituar pasi mposhti Andruan bleta.

“Telekom Tenis Open” nuk do të ndalet këtu. Tirana Tenis Academy mendon që ky turne të bëhet një aktivitet i përvitshëm ku ideja është që në të ardhmen të marrin pjesë edhe tenistë profesionistë.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel