Hannah Ferguson tregon format me disa kostume banjoje seksi (Foto)

30/06/2016 00:00

Hannah Ferguson tregoi format fizike në një set të ri fotografik. Modelja 24-vjeçare pozoi me një kostum banjoje për kopertinën e “Ocean Drive”, ndërsa në brendësi të revistës shihet me kostume të tjera.

Në intervistë, Hannah foli për operacionet plastike, duke sqaruar se pamja e saj e jashtme është 100% natyrale.

“Kam gjene të mira. Unë jam me mendimin që duhet të kënaqesh me atë që të jep Zoti, por i respektoj njerëzit që zgjedhin të bëjnë operacione plastike për t’u ndjerë më mirë”, tha 24-vjeçarja.

Ajo shtoi se nëse në një moshë të caktuar, një femër dëshiron “të ngrejë diçka ose të mbushë diçka”, duhet ta bëjë për të kënaqur veten.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel