Tiranë, tinguj të muzikës ballkanase në amfiteatrin e Liqenit

30/06/2016 00:00

Në amfiteatrin e Parkut të Liqenit u mbajt spektakli muzikor “Instrumental Accordion Show”, i organizuar nga Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë së Tiranës.

Artistë të njohur por edhe të rinj performuan muzikë bashkëkohore por edhe atë tradicionale ballkanase, me instrumente si violinë, kritarë, fizarmonikë, etj.

Mes grupeve pjesëmarrëse ishin edhe “Summer Guitar Band”, “Klemer Transit” dhe “Tirana Accordion Trio”, të cilët interpretuan një seri hitesh të njohura.

Gjatë shfaqjes janë luajtur gjithashtu melodi të llojeve të ndryshme si samba, tarantela, vals, tango, etj.

Përgjatë sezonit veror, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka në plan organizimin e një sërë aktiviteteve kulturore, me qëllim përfshirjen e të gjithë grupmoshave.

Top Channel