Olimpiada e pestë radhazi për Michael Phelps

30/06/2016 00:00

Michael Phelps ka fituar garën e 200 metrave stil flutur në garat eliminatore të Olimpiadës që po zhvillohen në Amerikë, duke siguruar kualifikimin për në Olimpiadën e Rios në Brazil, që do të zhvillohet në gusht të këtij viti.

Phelps, i cili mban rekordin e kësaj kategorie, arriti në finishin e garës në kohën 1 minutë, 54 sekonda dhe 84 të mijëtat. Kjo kohë i dha mundësinë atij që të sigurojë pjesëmarrjen për në Olimpiadën e pestë radhazi, një shans për të përmirësuar rekordin që mban si sportisti me më shumë medalje, 22 në total dhe 18 prej tyre ari.

Phelps, i cili feston sot 31-vjetorin, është kualifikuar për në garën e 100 metrave stil flutur dhe 200 metra individual stil i përzier.

Top Channel