Afganistan, dy kamikazë vrasin 40 persona

30/06/2016 00:00

Dy kamikaze vranë 40 kadetë e civilë në një sulm mbi autobusët me të cilët po udhëtonin te diplomuar rishtazi të policisë afgane në Kabul.

Burime policore flasin për tre autobusë të mësyrë teksa po hynin në kryeqytetin afgan nga provinca e Wardakut. Talibanët e morën shumë shpejt përsipër përgjegjësinë e ngjarjes përmes një komunikate të shpërndarë nga zëdhënësi i tyre Zabihullah Mujahid.

Incidenti pasoi sulmin e përpara dhjetë ditëve në një autobus me nepalezë që punonin si personel i sigurimit për ambasadën kanadeze, ku humbën jetën 14 persona.

Në muajin prill, të paktën 64 veta u vranë në një sulm të talibanëve në një ndërtesë të shërbimit të sigurimit në Kabul, që ishte sulmi më vdekjeprurës në Afganistan që prej vitit 2011.

Top Channel