Bulqizë, pelegrinazh në nder të Ballem Sulltanit

30/06/2016 00:00

Në Martranesh është zhvilluar pelegrinazhi në vendin e quajtur Ballem Sulltan. Besimtarët myslimanë të rritit bektashi çdo 29 qershor mblidhen në objektet e kultit që ndodhen në këtë zonë.

Në këtë peligrinazh morën pjesë kryegjyshi botëror Dede Edmond Brahimi dhe shumë klerikë bektashianë nga e gjithë Shqipëria.

Në fjalën e tij, kleriku Edmond Brahimaj tha se Teqja e Ballem Sulltanit ka vlera të mëdha historike dhe vetë Ballem Sulltani ka qenë një reformator mjaft largëpamës në rrugën 800-vjeçare të besimit.

Top Channel