“Ndëshkuesi” president në Filipine, Duterte bën betimin

30/06/2016 00:00

Rodrigo Duterte bëri betimin si presidenti i ri i Filipineve pas fitores bindëse që siguroi në zgjedhjet e majit.

Ish-Kryebashkiaku i Davos, mposhti elitën politike në procesin elektoral duke premtuar një luftë të përgjakshme ndaj krimin dhe masa kundër korrupsionit. 71-vjecari që njihet me nofkën “ndëshkuesi”, premtoi ndryshime të jashtëzakonshme në sistemin politik të vendit gjatë fjalimit të tij të parë si president.

“Shoh që është pakësuar besimi i njerëzve tek liderët e vendit. Është pakësuar besimit tek sistemi gjyqësor dhe tek nëpunësit civilë, por të gjitha këto do të ndryshojnë”, deklraoi Duterte.

Ai u betua në pallatin Malakanang në kryeqytetin Manila dhe evenimenti u mbulua vetëm nga mediat shtetërore, por u transmetua në internet. Sipas kushtetutës, Duterte dhe zëvendës presidentja e tij Leni Robredo do të shërbejnë për vetëm një mandat 6-vjeçar.

Gjatë 22 viteve si kryebashkiak i Davaos, Duterte krijoi reputacion për retorikën e ashpër por të qartë dhe për mbështetjen që i dha eliminimit fizik jashtëgjyqësor të kriminelëve.

Ndërsa i drejtonte qytetin, niveli i krimit ra gramatikisht, por organizatat e të drejtave të njeriut thonë se më shumë se 1 000 kriminelë të dyshuar u vranë pa gjyq nga skuadrat e vdekjes.

Sigurisht që këto akuza nuk e kanë shqetësuar aspak Ndëshkuesin, i cili shpesh gjatë fushatës tha se do të bëjë të njëjtën gjë edhe si president i vendit.

Top Channel