Moldavi, 9 vjet burg për korrupsion ish-presidentit Filat

30/05/2016 00:00

Pas 7 muaj në paraburgim, ish-presidenti i Moldavisë, Vlad Filat është dënuar në 9 vjet burg nën akuzën e korrupsionit, lidhur me një çështje 1 miliard dollarëshe që tronditi ekonominë e vendit.

Vjedhja nga tre banka arriti në 13 për qind të GDP-së vjetore të vendit. Çështja megjithatë nuk ka mbaruar ende. Si avokati i Filat ashtu dhe prokurori kanë vendosur të çojnë në apel vendimin e gjykatës.

Tetorin e kaluar, Parlamenti moldav votoi heqjen e imunitetit për Filat, në mënyrë që ai të hetohej për zhdukjen e 1 miliard dollarëve.

Nga 101 deputetë, 79 votuan pro heqjes së imunitetit. Më pas ish-kreu i shtetit u arrestua nga Agjencia Kombëtare e Anti-Korrupsionit.

Gjykata e kryeqytetit Çinsau e shpalli atë fajtor për abuzim me anë të detyrës dhe korrupsion, akuza të cilat i pandehuri i mohoi duke i cilësuar si të motivuara politikisht.

Gjykata gjithashtu i ndaloi Filat mbajtjen e posteve zyrtare për 5 vjet dhe vendosi t’i hiqte të gjitha statuset e zyrtarit dhe konfiskimin e të gjitha aseteve të tij.

Top Channel