Fushata e Trump mban në tension republikanët

30/06/2016 00:00

Republikanët po përpiqen që të përqafojnë Donld Trump-in, por ky i fundit nuk po ja bën këtë aspak të lehtë.

Tre javë para emërimit të tij zyrtar si kandidat presidencial në konventën e korrikut në Klivland, miliarderi njujorkez vazhdon të ndezë debatet e brendshme që kanë shqetësuar partinë republikane prej muajsh.

Vetëm gjatë dy ditëve të fundit, Trump ka braktisur dekada politikë republikane për tregtinë, ka sulmuar aleatët biznesmenë dhe financuesit e fushatës si dhoma e tregtisë dhe gjithashtu kritikoi ish rivalët e tij republikanë që nuk e kanë mbështetur, duke thënë se karrierat e tyre politike duhet të kishin marrë fund.

Duke ju referuar figurave si guvernatori i Floridës Jeb Bush, senatori i Teksasit Ted Cruz dhe guvernatori i Ohajos John Kasich, të cilët kishin premtuar mbështetje për kandidatin e partisë, Trump tha se ata nuk e mbajtën fjalën dhe se nuk duhet garojnë për poste publike.

Pritet që Trump të vazhdojë sulmet e tij verbale ndaj marrëveshjeve të tregtisë së lirë për cilat thotë se po dëmtojnë seriozisht Amerikën. Elita e partisë druhet se kjo taktikë e Trump do të jetë dëmtuese në zgjedhjet presidenciale, pasi mund të tingëllojë keq në veshët e elektoratit.

Por, sipas zyrtarëve të fushatës së Trump, kjo çështje sjell vota nga klasa punëtore dhe mund të zbusë humbjet e pritshme në shtetet me popullsi të madhe latine si Florida apo Nevada, ku komentet e miliarderit për emigrimin e kanë bërë dëmin mes komuniteteve.

“Unë jam në favor të tregtisë së lirë. Por problemi më të është se të duhen njerëz të zgjuar për të bërë marrëveshjet. ne nuk kemi bërë marrëveshje të zgjuara dhe tregtia e lirë po na dërrmon”, deklaroi Trump, duke përforcuar idenë e tij me faktin që edhe rivali demokrat Bernie Sanders e mendon si ai për këtë çështje.

Top Channel