Rijeka e Roshit mposht Skënderbeun në miqësore

30/06/2016 00:00

Ndeshjet miqësore të Skënderbeut gjatë fazës përgatitore në Austri kanë nisur me humbje. Kroatët e HNK Rijeka-s, ku bën pjesë edhe Odise Roshi, fituan me rezultatin 2-1 ndaj kampionëve të Shqipërisë.

Të tre golat e kësaj ndeshje u shënuan që në pjesën e parë. Në të 20-ën Misiç kaloi Rijeka-n në avantazh, ndërsa pas tij ishte Matei ai që realizoi për kroatët. Skënderbeu rihapi ndeshjen me golin e nigerianit Xhejms në minutën e 35-të, por me testet e shumta të kryera nga trajnerët e dy skuadrave, rezultati nuk ndryshoi deri në fundin e sfidës.

Në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen në eliminatoret e Champions League, miqësoret e Skënderbeut përballë rivalëve prestigjozë do të vazhdojnë më 3 korrik, ndaj kampionëve të Azerbajxhanit, Qarabag të Ansi Agollit dhe më 5 korrik përballë izraelitëve të Maçabi Tel Aviv.

Top Channel