Mallakastër, godet kryetarin e fshatit; arrestohet 32-vjeçari

30/06/2016 08:50

Një 32-vjeçar i cili ka goditur për shkak të detyrës kryetarin e fshatit Drizar si dhe i ka dëmtuar automjetin është arrestuar në flagrancë nga policia.

Në pranga ka rënë Florent Çaushaj, i cili ka goditur me grushte shtetasin 33-vjeçarin E.S. si edhe i ka dëmtuar me sende të forta makinën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

Top Channel