Brenda javës Ibrahimoviç firmos me Manchester United

29/06/2016 00:00

Zlatan Ibrahimovic mund të përmbyllë transferimin e paralajmëruar tek Manchester United brenda kësaj jave.

Sulmuesi 34-vjeçar suedez, tashmë një lojtar i lirë pasi u largua nga PSG, pritet të firmosë një kontratë 1-vjeçare me United.

Ai do të jetë futbollisti i dytë që i bashkohet United pas ardhjes në fuqi të Jose Mourinho, i cili zëvendësoj Louis van Gaal në maj.

22-vjçari nga Bregu i Fildishtë, mbrojtësi Eric Bailly ka përmbyllur transfertën me vlerë 30 milionë paund nga Vilareali te Manchester United.

Gjithashtu United ka përmirësuar ofertën për 27-vjeçarin Henrikh Mkhitaryan të cilin shpreson t’ia marrë ekipit gjerman të Dortmund.

Top Channel