Në një aksion të koordinuar të kryer nga Europol në vende të ndryshme të së ashtuquajturit “shtegu ballkanas” janë arrestuar 39 persona të akuzuar për trafik të qënieve njerëzore.

Sipas raportimeve të mediave ballkanase, gjatë të njëjtit operacion janë ndaluar edhe 580 emigrantë, të akuzuar për favorizim dhe bashkëpunim me trafikantët.

Në operacionin masiv kanë marrë pjesë policitë dhe rojet kufitare të Kroacisë, Bullgarisë, Austrisë, Serbisë, Maqedonisë, Rumanisë, Hungarisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Sllovenisë.

Top Channel