Në epokën e kamerave dhe droneve kujdesi duhet të jetë maksimal dhe hormonet duhet të kontrollohen, sidomos kur bëhet fjalë për një vend të shenjtë, siç është Kisha.

Një çift rus është kapur mat në momente intime dhe pa dijeninë e tyre në këmbanën e një kishe në qytetin Tver.

Gjithçka është filmuar rastësisht nga Gregory Evil, një i apasionuar pas droneve dhe kamerave, që e kishte ngritur të filmonte kishën dhe këmbanën e saj.

Droni nuk u prishi momentin të rinjve, pasi ishte mbi kokat e tyre, por atë që s’e bëri fluturaku e realizoi një tjetër person që u ngjit në këmbanë vetëm për të shijuar…pamjen.

Top Channel