Bild: 7 arsye pse këtë herë e mundim Italinë

29/06/2016 00:00

Italia konsiderohet si ‘macja e zezë’ e Gjermanisë, por këtë herë mediat gjermane flasin me bindje; Bordoja do të jetë fundi i aventurës së “Axurrëve” në këtë europian.

Ajo që ka paralajmëruar fitoren e kampionëve në fuqi të Botës është prestigjozja Bild, e cila rendit edhe shtatë arsye.

Arsyeja e parë, sipas Bild, është se Gjermania ka “mbretin” Boateng në një superformë, jo vetëm në fazën mbrojtëse, por edhe në atë sulmuese, që e tregoi në ndeshjen me Sllovakinë.

Së dyti, Bild kujton se gjermanët dijnë si të eleminojnë Antonio Conten, duke iu referuar këtu përballjes së çerekfinaleve në  Ligën e Kampionëve mes Juventusit dhe Bajernit në sezonin 2012-2013.

Së treti Bild radhit faktorin “Khedira”. “Luan tek Juventusi dhe i njeh mirë sekretet e mbrojtjes së fortë italiane, BBC (Barzagli, Bonucci, Chiellini)”, shkruan gazeta gjermane.

Së katërti, sipas Bild, Low nuk do të gabojë këtë herë, ndryshe nga gjysmëfinalja e 2012-ës.

Së pesti, shkruan Bild, Buffon është ‘i magjepsur’ nga Neuer. “Edhe kapiteni i italianëve, protieri me klas të padiskutueshëm, i ka bërë komplimente kolegut të vet kur ka deklaruar se nuk ka asnjë dyshim që Neuer është më i mirë se ai”.

Së gjashti Bild rendit “arrogancën e italianëve”. “Besimi që italianët kanë tek përsëritja e historisë, së bashku me vetëbesimin e fituar pas ndeshjes me Spanjën, ka sjellë një siguri absolute për fitore në kampin e tyre”.

Së shtati Bild rendit Gomez. “Kaloi një sezon të jashtëzakonshëm me Beshiktashin, ku u shpall edhe kampion. Shënoi 25 gola dhe meritoi besimin e Low, besim që deri më tani ka treguar që e meriton”, shkruan Bild.

Top Channel