Më shumë para shëndetësisë, OBSH kërkon rritjen e buxhetit për shërbimet

29/06/2016 00:00

OBSH i rekomandon qeverisë shqiptare të rrisë financimet në shëndetësi si një politikë e rëndësishme për mbulimin universal me shërbime shëndetësore të qytetarëve.

Nga ana tjetër, OBSH thekson uljen e pagesave nga xhepi i qytetarëve për shërbime shëndetësore.

“Eshte shumë e rëndësishme që të rritet financimi për frymë në shëndetësi. Sot është 2,8 e produktit të brendshëm bruto, ndërsa rekomandimi ynë është që kjo kuotë të shkojë të paktën në 3,5 % të GDP-së. Qeveria shqiptare alokon 10% të buxhetit për sistemin shëndetësor, ndërkohë që OBASH rekomandon që minimumi  të jetë 12%. Ne rekomandojmë të ulen pagesat nga xhepi i qytetarëve shqiptarë për shërbime shëndetësore në 15% të GDP, mesa di unë këtu janë shumë të larta edhe pse kanë filluar të ulen”, u shpreh Suzan Jakab.

Para deputeteve ne Komisonin e Shëndetësisë, Jakap tha se financat publike në shëndetësi të mbështeten dhe nga financa të tjera shtesë,  duke u bazuar ne rregulla të qarta bashkëpunimi me privatin.

“Neve kemi pasur objeksione të shumta edhe për mënyrën se si është dhënë sidomos Chek up-i. A ishte kjo mënyra e duhur”, tha Albana Vokshi.

“Check up duhet te ndahet nga Partneriteti Publik Privat. Për OBSH është nismë shumë e mirë pasi duhen evidentuar raste me diabet, hipertension që më pas të mos kalojmë në raste të rënda kardiake  apo avancim të sëmundshmërisë. ‘Check up’ zhvillohet dhe në vende të tjera të Europës”, tha Jakab.

Top Channel