Skulptura publike nuk është vetëm një kontribut estetik në hapësirën urbane. Shtimi i saj është në nevojë e rëndësishmë dialogimi me publikun dhe si e tillë ajo duhet të jetë e pranishme.

Studentë të Atelierit të Qeramikës në Universitetin e Arteve kanë zgjedhur të konkretizojnë punën e tyre vjetore me nje ekspozitë që përfshin elementë të interiorit dhe ekstreriorit. Qëllimi i tyre është bashkëpunimi me institucionet përkatëse që ata të pasurojnë ambientet publike.

“Tirana po fillon të krijojë hapësira sado të vogla dhe për të ndihmuar lëvizjen qytetarëve të gjitha institucionet kanë nevojë të përfshijnë shkollën në këtë nismë”, thotë profesori Sadik Spahia

Materialet dhe format e instalacionit të përdorura në këtë ekspozitë i përkasin artit bashkëkohor. Ato nxisin reflektimin në çështje të aktualitetit, si peisazhi urban, natyra dhe marrëdhënia e njeriut me të. Prodhimi i këtyre objekteve është me kosto minimale.

“Studentët i përfshijnë me ‘loë cost”, thotë Spahia.

Por sa ka mundësi një student të plotësojë kërkesat e duhura që vepra e tij të jetë pjesë e hapësirës ppublike?

“Nuk mund të dalë në publik një vepër që nuk plotëson kërkesat tona. Kemi të gjitha mundësitë për të prodhuar vepra në mënyrën më optimale të mundshme”, deklaron profesor Spahia.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri të dielën në galerinë FAB, duke e bërë më të aksesueshme artin e këtij atelieri dhe duke kërkuar të jetë pjesë e nismave të institucioneve.

Top Channel