T’i përshtatemi klimës së re! OKB nxit projektet për t’u paraprirë rreziqeve natyrore

29/06/2016 00:00

Shqipëria dhe i gjithë rajoni i Mesdheut cilësohen nga ekspertët si pikat më të nxehta sa i përket ndryshimeve të klimës, me efekt të konsiderueshëm veçanërisht te përmbytjet në vend.

Kosto e lartë financiare dhe dëmet masive që shkaktohen çdo vit, çuan në hartimin e një dokumenti kombëtar që parashikon minimizimin e këtyre efekteve.

“Një çështje e rëndësishme është ujitje kullimi, si duhet përshtatur bujqësia shqiptare në këndvështrimin e farërave dhe produkteve bujqësore që të jenë më rezistente ndaj këtyre ndryshimeve të klimës, dhe tjetra është menaxhimi i baseneve ujore. Përmbytjet nëpër lumenj ndihen shumë më tepër nëse merren materialet inerte”, tha Merita Mansaku Meksi, “GIZ”.

Fondi global i Klimës jep çdo vit deri në 50 milionë dollarë për projekte fizibël për t’u përshtatur me ndryshimet e klimës, por që vendi ynë nuk i akseson për shkak të mungesës së këtyre projekteve. Ministri Koka tha se po punohet për forcimin e kapaciteteve profesionale në këtë aspekt.

Top Channel