Punësimi i grave në burg, Drejtësia kërkon ndihmën e fasonëve

29/06/2016 00:00

Punësimi shikohet si një faktor kyç për riintegrimin e personave të dënuar në shoqëri. Por për të arritur këtë qëllim, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani kërkon ndihmën e sipërmarrësve privatë.

“I bëj thirrje çdo sipërmarrësi shqiptar me përparësi, apo edhe fasoni. Ne në Administratën e Burgjeve, në Ministrinë e Drejtësisë jemi gati të çelim çdo lloj lehtësie që të vijnë të punojnë e të ndërtojnë marrëdhënie bashkëpunimi me gratë dhe burrat e institucioneve penitenciare që dëshirojnë të punojnë”, tha Manjani.

Në takimin me të dënuarat në Burgun 325 në kryeqytet, edhe ministri Blendi Klosi shrehu mbështetjen për gratë dhe vajzat në konflikt me ligjjin.

“Duke pasur këtë profesion mund të keni edhe më shumë mundësi që pas daljes nga këto mure të jeni pjesë e këtyre programeve të nxitjes së punësimit, e të keni mundësi që të integroheni në shoqëri ndërmjet punës së denjë”, tha ministri Klosi.

Në përfundim u prezantuan edhe disa punime artizanale të realizuara nga vajzat dhe gratë e privuara nga liria.

Top Channel