Kohë tërheqjesh, Fuchs lë kombëtaren austriake

29/06/2016 00:00

Qershori mund të konsiderohet si muaji i largimit nga kombëtarja të kapitenëve të skuadrave. Këtë radhë ai që vendosi të largohet nga skuadra e vendit të tij është kapiteni i Austrisë dhe mbrojtësi i Leicester, Christian Fuchs.

Fuchs përdori rrjetin social “Facebook”, ku publikoi një videomesazh për të bërë të ditur vendimin e tij për tërheqjen nga kombëtarja.

“Ndeshja me Islandën ishte ndeshja ime e fundit me fanellën bardhë e kuqe”, tha Fuchs duke iu referua ngjyrave të flamurit austriak.

Pas humbjes me skuadrën e Lagerback, Austria u rendit e fundit në Grupin F të Europianit të Francës pas Hungarisë, Islandës dhe Portugalisë.

Top Channel