Tre operacione antidrogë në Vlorë, 7 të arrestuar

29/06/2016 00:00

Vetëm gjatë 12 orëve të fundit, Policia e Vlorës ka kryer me sukses 3 operacione antidrogë, duke sekuestruar 72 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, ndërsa ka vënë në pranga 7 persona.

Në saj të operacionit “Vjosa” u sekuestruan 25 kg kanabis, ndërsa u arrestua 47-vjeçari Fatmir Hameti. Droga u gjet në garazhin e nja banese në lagjen “Isa Boletini”, të sistemuar në dy thasë plastikë të zinjë dhe në një bidon plastik, gati për ta shitur.

Operacioni “Llakatundi” vuri në pranga 3 shtetas Ilir Hoxhaj, 26 vjeç; Shpendi Hoxhaj, 27 vjeç; si dhe Endri Hoxhaj, 23 vjeç. Tre shtetasve i është gjetur 29 kilogramë kanabis në automjetin me të cilin po udhëtonin në aksin Babicë – Vlorë.

Në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, të cilët u kapën me 17 kilogramë kanabis. Të ndaluarit janë Ervis Xhaferaj, 28 vjeç; Hekuran Gerbi, 24 vjeç; Klodjan Nazëraj, 30 vjeç.

Top Channel