Seks për të fituar gjyqin, pezullohet gjyqtari

29/06/2016 00:00

Gjykata vendosi me kërkesë të Prokurorisë së krimeve të rënda pezullimin e gjyqtarit Shyqyri Çobo i akuzuar për korrupsion pasi në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

Hetimi nisi pas padisë në policinë e Beratit të shtetases me inicialet I.T. Ajo ishte palë në një proces gjyqësor për divorc dhe gjyqtar ishte shyqyri Çobo.

Në seancën e parë gjyqtari i është ofruar kallëzueses që t’i siguronte një avokat, meqë kjo e fundit nuk kishte mundësi financiare. Për këtë arsye, ata shkëmbejnë numrat e telefonit. Pasditen e së njëjtës ditë, gjyqtari i dërgon mesazh në telefon kallëzueses, ku, pasi e njofton për gjetjen e një avokati, i kërkon në mënyrë indirekte që “ta konsiderojë mik”.

Prokuroria njofton se mes gjyqtarit dhe gruas ka patur shumë mesazhe dhe telefonata dhe kjo e fundit, megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e frikësuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë.

Prokuroria ka gjetur për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst.

Në mesazhet e dërguara nga gjyqtari konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur kallëzueses që të krijonin një lidhje intime.

Gjyqtari i pyetur nga prokuroria ka mohuar se mesazhet e tij kanë pasur si qëllim kërkimin e favoreve seksuale dhe se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën. Por sipas Prokurorisë, provat tregojnë të kundërtën.

Top Channel