E nxjerrin të rejat, pse jo edhe plakat (Foto)

29/06/2016 00:00

Susan Sarandon e ka bërë shumë të qartë se është krenare të tregojë trupin e saj dhe aktorja 69-vjeçare është një nga personazhet e famshme që shfaqet në reklamën e Marc Jacobs.

Një foto e publikuar të martën nga stilisti tregon veteranen me një veshje me dekolte shumë të hapur, duke treguar se nuk ka çfarë t’i ketë zili të rejave.

Sarandon u nderua nga revista prestigjioze e modës “Glamour” në fillim të këtij muaji me çmimin e frymëzimit.

“Unë frymëzohem nga gratë. Askush nuk është aq i angazhuar sa ato për të bërë disa gjëra njëherësh. Ne thjesht duhet të rreshtim së shqetësuari për të qenë perfekte e të gjejmë kënaqësinë tek ajo që bëjmë”, deklaronte Sarandon.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel