Vincenzo Montella, trajner i ri i Milanit

29/06/2016 00:00

Vincenzo Montella është trajneri i ri i Milanit. Pas disa javësh në mjegull, kuqezinjtë tashmë kanë trajnerin e tyre të ri. Lajmi u konfirmua nga vetë skuadra përmes një njoftimi zyrtar.

“Vincenzo Montella është trajneri ynë i ri. Ai firmosi një kontratë 2-vjeçare që skadon më 2018. Ne besojmë se stili i lojës së Montellës është i duhuri për të çuar këtë skuadër përpara”, thuhet në deklaratën e skuadrës milaneze.

Milani nuk i detyrohet asgjë Sampdorias për trajnerin, por me këtë lëvizje “afrohet” edhe shitja e skuadrës kuqezi. Me emërimin e Montellës, Berlusconi ka pranuar të firmos edhe një marrëveshje paraprake më 7 korrik.

Kjo bëhet që presidenti aktual i Milanit të mos bëjë prapaktheu, pasi ka penalitete nëse bëhet pishman deri më 30 shtator, datë kur pritet edhe të firmoset marrëveshja përfundimtare.

Ndërkohë, Nikolas Gancikoff do të jetë në kontakt të vazhdueshëm me Adriano Gallianin për transferimet gjatë kësaj merkatoje. Lajmi më i madh është fakti që për herë të parë në 30 vite, Silvio Berlusconi nuk është ai njeriu që zgjodhi trajnerin e Milanit.

Top Channel