Rama: Gjithçka në rregull, të mërkurën vizita zyrtare në Ankara

28/06/2016 00:00

Të shtëna me armë zjarri pranë një parkingu si dhe dy shpërthime kamikaze në terminalin e Aeroportit “Ataturk” të Stambollit, janë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte, ndërsa Ministria e Jashtme shqiptare njoftoi se nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar.

Po ashtu, është bërë e ditur se edhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama që ka udhëtuar drejt Turqisë, ka mbërritur mirë.

Ndërkohë, në një postim në rrjetin social “Facebook”, kryeministri Rama kërkoi falje për shqetësimin e krijuar si dhe konfirmoi se të mërkurën do të zhvillohet vizita zyrtare.

“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka në rregull, nesër vizita zyrtare në Ankara”, shkroi ai.

Top Channel