Bulqizë, zbulohen dhe asgjësohen 14 mijë rrënjë kanabis

28/06/2016 00:00

Policia e Bulqizës ka zbuluar pasditen e sotme një parcelë me rreth 14 mijë rrënjë bimë narkotike të tipit kanabis sativa.

Zbulimi i bimëve është bërë në malin Ramnagor të fshati Viçisht, të njësisë atministrative Gjoricë.

Sipas policisë lokale, në komisariat janë shoqëruar 3 persona të dyshuar si kultivues të lëndës narkotike, që është asgjësuar përmes zjarrit.

Top Channel