Shumë i aplikuar stili i lindjes së largët është sidomos në arredimin e brendshëm. I përhapur që prej viteve 90, sot po gjen terren edhe më shumë.

Materiale të drurit natyral, sa më pak mobilje, ndriçim i njëtrajtshëm dhe sa më shumë hapësirë. Ky stil i guximshëm po gjen terren gjithmonë e më shumë edhe në perëndim, por jo më pak edhe në Shqipëri.

Dëshira dhe inspirimi qëndrojnë që vërtet edhe shqiptarët të fillojnë të arredojnë ambiente e tyre sipas stilit minimalist. Duke përmendur lindjen e largët si fillesën e stilit minimalist ata janë të limituar edhe në metodologjinë e jetesës së tyre. Që do të thotë se mbase jo gjithmonë konteksti shqiptar nuk do t’i përshtatet dhe t’i përafrohet një stil të tij” shprehet dizenjuesja Sonia Jojiç.

E lindur si një mënyrë e të jetuarit me sa më pak materiale, minimalizmi në vetvete përmban guximin, pasi jo çdo kush do ishte i gatshëm të hiqte dorë nga një ambient  mbushur me të mira material, por ka edhe nga ata që e bëjnë.

“Mos harrojmë se deri diku shtëpitë tiranase apo gjirokastrite i përafrohen stilit minimalist në efektin e komponentëve ulës, por jo tërësisht njësoj”, shton Sonia Jojiç.

Më pak është më mirë. Po të keni më pak nuk do të thotë të shpenzoni më pak. Sepse minimalizën do të thotë edhe material cilësore, patjetër një oxhak, druri nuk duhet të mungojë, dhe kujdes të madh duhet të ketë në komponentët e ndenjës, pavarësisht se pamja përballë mund të jetë tërheqëse. Dhe t’ju japësh atyre pak objekteve arreduese sa më shumë hapësirë.

“Është i thjeshtë me elementë shumë bazik siç është druri dhe një paletë ngjyrash shumë të lehtë.”, përfundon Sonia Jojiç.

Top Channel