Spartak Braho do të kurohet me paratë e qeverisë

28/06/2016 00:00

Qeveria ka miratuar dhënien e një shume prej 48 milionë lekë (të vjetra) për deputetin Spartak Braho, për të përballuar shpenzimet për kurim jashtë vendit.

Braho po kurohet prej disa muajsh dhe është tërhequr nga jeta aktive politike.

Fondi i akorduar për të do të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, saktësohet në njoftimin e qeverisë.

Pagesa do të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale përkatëse të institucionit të mjekimit.

Top Channel