Gruaja e xhindosur zhvesh dhe rreh dashnoren e burrit (VIDEO)

28/06/2016 00:00

Pamje tronditëse janë filmuar në provincën Anhui të Kinës lindore, ku një grua ka rrahur me ndihmën e disa mikeshave të saj dashnoren e burrit në mes të rrugës.

Në video, shihet grupi i grave duke bërtitur dhe goditur një grua tjetër që ato pretendojnë se kishte qenë me një prej burrave të tyre.

Nga pamjet shikohet dashnorja e supozuar e rrethuar nga një mori grash dhe kalimtarë kuriozë të cilët mesa duket po shijonin “spektaklin”.

Gruaja e cila kishte veshur një bluzë ngjyrë bezhë mendohet të jetë bashkëshortja , mund të shihet teksa kap për flokësh dashnoren e burrit dhe përpiqet ta përplasë atë në dysheme para se të fillojë ta godasë me shuplaka në mënyrë të vazhdueshme në fytyrë.

Top Channel