Veliaj: Qershorin tjetër reduktojmë përdorimin e qeseve plastike

28/06/2016 00:00

Tirana do të jetë qyteti i parë në Ballkan që do t’i bashkohet nismës për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në dyqane apo supermarkete.

Në aktivitetin “Më pak qese plastike, më shumë jetë”, organizuar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve që të reduktojnë në maksimum përdorimin e qeseve plastike, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i konsideroi ato si një nga problemet më shqetësuese me të cilin përballet sot qyteti.

Veliaj theksoi se Bashkia e Tiranës është e vendosur që të ndjekë politikën e reduktimit në maksimum të përdorimit të ambalazheve plastike, deri në ndalimin e plotë të tyre.

“Vitin tjetër, në Ditën botërore të mjedisit, Tirana do të jetë një qytet ku do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike”, tha Veliaj.

Top Channel