“Wimbledon 2016”, fitojnë Djokoviç dhe Federer

28/06/2016 00:00

Novak Djokoviç e nisi me një fitore jo shumë të vështirë mbrojtjen e titullit në Uimbelldon. Numri 1 i renditjes botërore mundi në raundin e parë James Uard pastër 3-0.

Seti i parë nuk pati histori me Djokoviç e mbylli atë 6-0. Në setin e dytë u pa edhe rivaliteti më i madh, por numri 1 i botës e fitoi edhe atë 7-6, ndërsa setin e tretë tenisti serb e mbylli 6-4.

U kualifikua për në raundin tjetër edhe Roger Federer i cili mundi argjentinasin Guido Peja. Zvicerani fitues i 17 titujve Grand Slam e fitoi këtë sfidë me rezultatin 3-0 me sete 7-6;7-6; 6-3.

Në kampin e femrave Garbinje Muguruza fitoi jo pa vështirësi ndaj italianes Camila Giorgi. Tenistja spanjolle, fituese e Roland Garros fitoi me lehtësi setin e parë 6-2, por humbi të dytin 5-7 duke bërë që ndeshja të shkojë në set final. Në këtë fraksion të lojës Muguruza u  shfaq më mirë duke e fituar atë 6-4 dhe krejt ndeshjen 2-1.

Top Channel