Anglia jashtë Euro 2016, media britanike sulmon pa mëshirë

28/06/2016 00:00

Media britanike u tregua e pamëshirshme ndaj përfaqësueses angleze që i tha lamtumirën Evropianit të Francës pas humbjes 1-2 me Islandën.

E përditshmja Guardian shkruan: Angli-Islandë 1-2, skuadra e Hodgson u poshtërua me eliminimin e turpshme nga Euro 2016.

Ndërsa te Daily Mail publikohet artikulli: Anglia doli jashtë Euro 2016 nga Islanda e vogel në një nga eliminimet me shkuese në historinë e turneut
‘Djemte e Roy Hodgson u eliminuan nga Islanda e Vogël’-ishte titulli i artikullit të Daily Star.

Ndërkohë që akoma më e ashpër ishte e përditshmja The Sun. ‘Fatkeqësi Kombëtare, Angli-Islande 1-2-theksohet te ky tabloid që shkon edhe më tej duke shtuar dozat e kritikës ndaj futbollistëve angleze të cilët i cilëson si lojtarë pa shtyllë kurrizore, jokompetentë e budallenj.

Ndërsa Mirror e lidh eliminimin e Anglisë nga Euro 2016 me votimin e britanikëve pro daljes nga Bashkimi Evropian në referendumin e disa ditëve më parë: Anglia, 2 herë përjashtim nga Evropa brenda 1 jave-theksohet te ky tabloid që më pas nisi edhe një sondazh për pasuesin e Hodgson, pasi ky i fundit dha dorëheqjen nga posti i trajnerit të Tre Luanëve.

Top Channel